×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Foto

    “Kush s’e mbështet ndryshimin e Ligjit, përballet me popullin”, Pankarta para Kuvendit

    Reporteri
    26 Shtator 2026 | 23:18

    Disa pankarta me mesazhe drejtuar deputetëve janë vendosur para objektit të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

    Mesazhet lidhen me kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    “DEPUTETË, MOS HESHTNI!”, shkruhet në njërën prej pankartave, ku shihet edhe emblema e UÇK-së.

    Në një tjetër thuhet: “DEPUTETË, KUSH S’E MBËSHTET NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR SPECIALEN, PËRBALLET ME POPULLIN!”

    Një mesazh tjetër u kërkon ligjvënësve: “DEPUTETË, MBROJENI HISTORINË!”

    Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhet: “POLITIKANË, MBLIDHUNI, MOS NA DETYRONI T’JU MBLEDHIM!”

    Pankartat shfaqen në kohën kur në Kuvend është dorëzuar nisma e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!