×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushdo që ka humbur valixhet në Aeroportin e Prishtinës të lajmërohet deri më 18 shkurt, ndryshe do të jepen si donacion

    Reporteri
    11 Shkurt 2025 | 9:36

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të lajmërohen deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

    Siç thuhet në njoftim, këto valixhe do të jepen si donacion.

    “Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë”.

    “Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero” – thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!