×
  • Lajme
  • Lajme / Për disa nene

    Kushtetuesja i dha të drejtë PDK-së, Tahiri: Vendimi sot, konfirmoi pretendimet tona ndaj Ligjit për KPMSHCK-në

    Reporteri
    27 Qershor 2024 | 17:06

    Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka rrëzuar nenet 2, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil, i cili u dërgua për shqyrtim nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Reporteri.net.

    Lidhur me këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se ky Ligj kishte për qëllim kapjen dhe nënshtrimin e administratës, si dhe legjitimimin emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme brenda saj.

    Tutje, ai është shprehur se ndihet i lumtur që si grup parlamentar, siç tha ai, kanë qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin.

    “Edhe me vendimin e sotëm Gjykata Kushtetuese konfirmoi të bazuara të gjitha pretendimet tona se Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës në Shërbimin Civil të Kosovës, i miratuar nga pushteti në tetor të vitit të kaluar, kishte për qëllim kapjen dhe nënshtrimin e administratës, si dhe legjitimimin e emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme brenda saj. Jam i lumtur që si grup parlamentar kemi qëndruar në krye të detyrës për ta mbrojtur shtetin, administratën publike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve përballë tentimeve të dështuara për të shkatërruar vlerat dhe parimet e demokracisë tonë kushtetuese të ndërtuara me shumë mund dhe sakrifica”, kka shkruar Tahiri në Facebook.

    Sipas vendimit, Kushtetuesja ka konstatuar se nenet 2, 7 dhe 8 të këtij Ligji nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenit 32 [E Drejta për Mjete Juridike] “në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës]”.

    Neni 6 i Ligjit të kontestuar, sipas Kushtetueses, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil].

    “Nenet 9, 10 dhe 11 nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

    Kushtetuesja vendos, rrëzon disa nene të Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!