×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja mund të mos dalë me vendim, por ta zgjasë afatin e masës së përkohshme për dekretin e Presidentit, thotë Baraliu

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 16:37

    Më së largu deri të premten, Gjykata Kushtetuese pritet të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Hashim Thaçi rreth mandatarit për formimin e Qeverisë së re.


    Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka folur për klankosova.tv lidhur me mundësinë që Kushtetuesja ka për ta vazhduar masën e përkohshme për këtë çështje.

    ”Nëse Gjykata Kushtetuese për këto një muaj ditë, nuk ka mundur ta analizojë e përpunojë gjithë materialin në dispozicion, mund ta vazhdojë afatin e masës së përkohshme”.

    Baraliu shton më tej se kjo gjykatë ka dy alternativa rreth vendimit për dekretin e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin.

    ”Janë dy alternativa vendimmarrëse: njëra është ta shpall dekretin në shpërputhje me Kushtetutën dhe tjetra është e kundërta, pra – t’i trajtojë veprimet e presidentit si valide në relacion me kushtetushmerinë e mandatimit”.

    Çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos ta rrëzojë dekretin e Presidentit Thaçi?

    ”Nëse bie dekreti i presidentit, në Gjykatë hapet mundësia e dorëheqjes së tij si akt moral, por jo si obligim kushtetues”, thotë profesor Baraliu.

    ”Kjo sepse Kushtetuta nuk e ka paraparë dorëheqjen e Presidentit si kategori kushtetuese”.

    Ai tregon se kur dhe si palët e pakënaqura kanë të drejtë ta kërkojnë shkarkimin e presidentit në këtë rast.

    ”Shkarkimin e presidentit, nëse dekreti konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese, mund ta kërkojnë palët e pakënaqura”.

    Por paraprakisht ai thotë se me këtë shkelje merret qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

    ”Mirëpo për këtë shkelje eventuale së pari merret qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese, se kishte ose jo shkelje e pastaj ne Kuvend mund të kërkohet shkarkimi i presidentit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!