×
  • Lajme
  • Lajme / 10:00

    Kuvendi del me njoftim për dështimin e 11’të për konstituim, seanca vazhdon të mërkurën

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 17:27

    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për punimet e seancës së sotme, e 11’ta me radhë për konstituim, e cila dështoi sërish. Vazhdimi i saj do të bëhet të mërkurën, në orën 10:00, shkruan Reporteri.net.

    Edhe në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar sërish nga partitë që të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë.

    PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kanë refuzuar që të propozojnë anëtarë.

    Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

    “56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, deklaroi Dehari./Reporteri.net

    VV-së s’i kalon as sot “cirku” në Kuvend, 56 vota për votim të fshehtë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!