×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi dështon të ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare që pritej t’i sillnin miliona euro vendit

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 16:31

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën plenare gjatë të enjtes. Por pesë marrëveshjet ndërkombëtare që pritej t’i sjellin vendit miliona euro dështuan të ratifikohen nga të zgjedhurit e popullit. Dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk votuan fare, duke pamundësuar shmangien proceduriale për këto projektligje.


    Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se votën e dy të tretave të deputetëve nuk mund të procedohet tutje për pikat tjera të rendit të ditës.

    “Për të vazhduar me pikat e tjera duhet vazhduar me të njëjtën procedurë votimit për shmangien nga rregullorja. Duhet të bërë me 2 e të pranishmëve të deputetëve”, deklaroi Nagavci.

    Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin janë:

    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.
    Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!