×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi diskuton sot për pasojat ekonomike të pandemisë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 7:20

    Kuvendi i Kosovës, do të mbajë sot një seancë plenare ku do të diskutohet për gjendjen ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19.


    Seanca do të fillojë në ora 10:00, shkruan Reporteri.net.

    Në seancën e kaluar u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi, derisa, kryeministri Albin Kurti raportoi para deputetëve para fillimit të dialogut dhe takimit të nesërm me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

    Seanca e sotme është vazhdimësi e asaj të javës së kaluar, pasi që kishin mbetur pa u disktuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

    Gjithashtu, sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe do të vendoset për caktimin e seancës së re.

    Kjo mbledhje fillon në ora 13:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!