Kuvendi i Kosovës e ka duartrokitur Aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila sot dënoi me burgim të përjetshëm Vlladimir Tolliq dhe Bllagoje Spasojeviq për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku. I akuzuari tjetër Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi për aktgjykimin në mes të seancës, ku deputetët u ngritën në këmbë dhe duartrokitën, shkruan Reporteri.net.
Haxhiu tha se drejtësia nuk përfundon pa dorëzimin e kryeterroristit Radojçiq dhe terroristëve të tjerë.
“Ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radojçiq ransferohet në Republikën e Kosovës bashkë me terroristët e tjerë”, ka deklaruar Haxhiu./Reporteri.net