×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi edhe sot do të diskutojë për të pagjeturit

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 8:11

    Në seancën plenare të Kuvendit do të vazhdojë diskutimi për çështjen e të pagjeturve. Seanca e Kuvendit e cila u ndërpre të premten, do të vazhdojë sot në orën 10:00.


    Në rend dite do të jenë 13 pika e në mesin e tyre do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti sipas kërkesës së deputetes së Vetëvendosjes Saranda Bogujevci për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

    Interpelanca për këtë temë u mbajt të premten që lamë pas, e ku ngjalli edhe debat të madh në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!