×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i kërkon IKShPK-së testimin e stafit për Coronavirus

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 13:40

    Kuvendi i Kosovës i bëri kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që të shohë mundësinë e testimit për Covid-19 të zyrtarëve dhe deputetëve të këtij institucioni, tha për Radion Evropa e Lirë sekretari i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, Ismet Krasniqi.


    Vetë Krasniqi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.“Me pranimin e rezultatit të testit, e kam njoftuar stafin dhe jam izoluar”, tha ai.

    Krasniqi tha se IKPSHK-ja nuk ka kthyer ende përgjigje sa i përket testimit të stafit të Kuvendit.Edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar të dielën se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes.

    Përndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës shtyu mbledhjen e paralajmëruar për të hënën, për një ditë tjetër.

    Në njoftimin e Kuvendit nuk përmendet arsyeja e shtyrjes.Kosova ka konfirmuar gjithsej 2,677 raste me koronavirus.

    Prej tyre, 1,203 janë aktive, ndërsa 49 pacientë kanë vdekur.Numri i të shtrirëve në Kliniken Infektive në Prishtinë ka filluar të rritet që nga fillimi i muajit qershor, kur ka nisur faza e tretë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit.

    Në 10 ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 844 raste të reja me koronavirus.

    Ditëve të fundit ka ndodhur që deri në 46% e të testuarve në 24 orë të dilnin pozitivë me Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!