×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës me tri seanca gjatë javës së ardhshme

    Reporteri
    03 Mars 2023 | 12:05

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca plenare gjatë javës së ardhshme.

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se javën e ardhshme në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca.

    Njëra nga këto seanca do të jetë për nderë të Epopesë së UÇK-së.

    Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një seancë maratonike, ku Kryeministri Kurti raportoi rreth dialogut me Serbinë.

    Kjo seancë e cila nisi në ora 13:00 dhe u ndërpre në ora 16:00, vazhdoi në orën 22:00 dhe zgjati deri në orët e vona të natës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!