Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare.
Kjo është arritur pasi kuvendarët e kanë votuar me 89 vota pro, 1 abstenim dhe asnjë votë kundër.
Pas diskutimit të pikave jashtë rendit të ditës, pyetjeve ndaj ministrave dhe kryeministrit të Kosovës, Kuvendi ka miratuar Komisionet Parlamentare.
Gjithashtu, në këtë seancë që po mbahet tani, pritet të diskutohet edhe për gjendjen epidemiologjike të COVID-19 në vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.