×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Kosovës nuk do të mbetet pa këngëtar, dështoi Labi, por ish-këngëtarja bëhet deputete

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 16:27

    Këngëtari Labinot Tahiri – Labi, kishte qenë mjaftë kontrovers me disa veprime të tij në Kuvendin e Kosovës gjatë legjislaturës së kaluar.


    Ai tashmë nuk do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi ka dështuar t’i sigurojë votat e mjaftueshme.

    Por në Kuvendin e Kosovës do të jetë një tjetër këngëtare që do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

    Eliza Hoxha, që kishte qenë këngëtare ka fituar mandatin për të qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo si kandidate e PDK-së ka fituar 9 mijë e 300 vota.

    Ndërkohë Labinot Tahiri – Labi, ka marrë vetëm 3 mijë e 867 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!