Kryesia e Kuvendit është dakorduar që të premten të mbahen dy seanca, njëra të fillojë nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, në seancën e parë do të shqyrtohen pikat e rendit të ditës, ndërsa në të dytën, janë dy projektligje, një çështje për ajrin dhe mbeturinat dhe si rreth anëtarëve të Bordit të AKP-së.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar pas mbledhjes se “synojnë të kenë një takim koordinues me partitë opozitare”.
“Do të synojmë si pozitë që të kemi një takim koordinues me partitë opozitare në mënyrë që ajo çfarë është e rëndësishme dhe pritet nga ne të miratojmë marrëveshjet ndërkombëtare të miratohen në seancën e gjashtë gushtit”, tha ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.