×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi i Prishtinës blen kafe në vlerë gati 1 mijë euro

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 22:24

    Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës për furnizim me kafe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, ky institucion ka bërë me dije se këto para janë ndarë për blerjen e kafes së pa bluar për aparat profesional.

    Sipas dosjes së tenderit, janë blerë 120 pako me kafe.

    Tenderin e ka fituar N.T.P “A & B Market”. Vlera e saktë e kontratës është 982 euro. Kontrata është nënshkruar dje./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!