Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur tender në vlerë prej 424 mijë euro për ndërtimin bibliotekës në lagjen “Kodra e Trimave”, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kohëzgjatja e kësaj kontrate është 60 ditë.
“Të gjitha pozicionet duhet punuar në bazë të kërkesave teknike, standardeve për atë pozicion dhe specifikimet teknike. Në çdo pozicion ku është cek referenca e ndonjë prodhuesi, nënkupton edhe të ngjajshme me specifika të njëjta ose më të mira teknike. Çdo pozicion nënkupton furnizimin, pregatitjen dhe vendosjen në vend, duke përfshirë të gjitha materialet dhe veglat e nevojshme për ekzekutim si dhe prezentimin e dëshmive, atesteve dhe certifikatave që plotësojnë kerkesat e specifikimeve teknike dhe standardeve për atë pozicion”, theksohet në dosje.
Kompanitë e interesuara për ta ndërtuar këtë object, kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 14 nëntor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.