×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi mban nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 22:33

    Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë plenare.

    Kjo seancë do të fillojë në ora 10:00

    Rendi i ditës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    4. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19,

    5. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

    Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës:

    Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!