×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të Xhevdet Bajrajt dhe Vjosa Berishës

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 16:01

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ngritur në këmbë për një minutë heshtje në nderim të veprës së poetit Xehvdet Bajraj dhe producentes Vjosa Berisha.

    Këtë kërkesë e bëri deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se Kosova sot humbi një ambasadore të kulturës.

    “Sot humbëm një person shumë të rëndësishëm të skenës kulturore dhe kisha pasë dëshirë që në këtë hapësirë të njohim kontributin e saj mbi 20 vjeçar në skenën kinematografike, si ambasadore kulturore e Kosovës brenda dhe jashtë saj. Dua t’i ftoj deputetët për një minutë heshtje për Vjosa Berishën”.

     

    Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevvci, shtoi se nderimi të bëhet edhe për poetin Bajraj.

    “Nëse mundem ta shtoj që kemi humbur edhe poetin tonë Xhevdet Bajraj në të njëjtën kohë kështu që respekt të dy”.

    Eliza Hoxha përlotet në Kuvend për vdekjen e Vjosa Berishës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!