×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi miraton përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 12:16

    Kuvendi minuta më parë e ka miratuar përshpejtimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale.


    Kjo është votuar pro nga 92 deputetë, kurse s’pati asnjë kundër apo abstenim.

    “Më 92 pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim  miratohet që shqyrtimi i parë i projektligjit i cili do të bëhet në procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me nenin 56. Pra mund të kalojmë në shqyrtimin e parë të ndryshimit dhe plotësimit të Kodit të Procedurës Penale. Komisioni për Legjislacion e ka shqyrtuar projektligjin dhe Kuvendit ja ka rekomanduar votimin e tij”, tha Glauk Konjufca.

    Me ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale lejon gjykimin në mungesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!