×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nderon me një minutë heshtje aktorin dhe ish-deputetin Adem Mikullovci

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 11:14

    Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovcin.


    Kjo është bërë me kërkesë të kryeparlamentares Vjosa Osmani që tha se para dy ditëve Kosova ka humbur klasikun e teatrit dhe njërin nga kolegët më të mirë.

    “Para dy ditëve Kosova humbi klasikun e teatrit dhe njëkohësisht një ngs kolegeët ton ëmë të dashur, ish’deputetin dhe ish’delegatin e 2 korrikut që me shumë kolegë treguan guxim të pashoq kur të tjerët nuk e kishin atë.

    ‘Zoti Adem Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor”, ka thënë Osmani.

    “Në legjislaturën e vitit 2017-të ai e hapi seancën me këto vargje të Shkrelit. Duke rikujtuar këto vargje që ai i lexoj dhe në shenjë respekti për kontributin e tij për veprat e tij dhe krijimtarinë e tij ju ftoj të gjithëve që ta nderojmë me një minutë heshtje”, ka deklaruar kryeparlamentarja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!