Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare.
Sipas njoftimit për media nga Kuvendi, thuhet se seanca do të mbahet nga ora 10:00.
Ndërsa në rend të ditës janë 11 pika.
“1. Miratimi i rendit të ditës, 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, 8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, 9. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare, 10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, 11. Zgjedha e anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.