×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nesër mban seancë, votohet projektligji për deklarimin e pasurisë

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 15:24

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, me pikat e papërfunduara nga seancat që u mbajtën më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022.

    Në njoftim thuhet se seanca do të fillojë nga ora 13:00. Në mesin e pikave është votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

    Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

    Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

    Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

    Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

    Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

    Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!