Kuvendi i Kosovës ka hapur punimet e seancës plenare të datës 10 dhjetor.
Nënkryetarja e Kuvendit Arberie Nagavci ka njoftuar se të pranishëm në sallë janë vetëm 65 deputetë.
“Hapi punimet e seancës plenare, me 65 deputetë të pranishëm në sallë”, ka thënë ajo.
Kjo legjislaturë vazhdimisht ka pasur mungesë të deputëtëve në sallën e Kuvendit dhe mungesë kuorumi në votimet e ligjeve.
Për shkak të mungesës së deputetëve ka dështuar sot edhe mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ku ishte ftuar për të raportuar ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, por që për mungesë kuorumi ka dështuar të mbahet mbledhja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.