×
  • Lajme
  • Fokus / VIDEO

    Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive: Të shtunën në ora 12:00

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 17:16

    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të mbahet të shtunën në ora 12:00.

    Kjo seancë është vazhdim i seancës e cila u ndërpre sot dhe të martën.

    Sot kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.

    Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve, saktësisht më 19 prill, në ora 12:00, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!