×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi nuk konstituohet veç me betimin e deputetëve, duhet të zgjedhen kryetari dhe nënkryetarët

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 12:00

    Sot nga ora 15:00 mbahet mbledhja konstituive e Kuvendit të Kosovës.


    Në këtë seancë pritet të bëhet betimi i deputetëve, por vetëm kjo është e sigurt se do të ndodhë por asgjë tjetër, shkruan Reporteri.net.

    Por Parlamenti nuk konstituohet, pasi të bëhet betimi i deputetëve.

    Aktgjykimi i Kushtetueses i vitit 2014-të thotë se për t’u bërë funksional duhet të zgjedhet edhe kryetari e nënkryetarët e Kuvendit.

    “Është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”, thuhet në aktvendimin e Kushtetueses të vitit 2014-të.

    Edhe Artan Murati, njohës i çështjeve politike, thotë se betimi nuk mjafton zyrtarisht për ta filluar mandatin si deputet.

    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Gjykata Kushtetuese përmes aktvendimit të 2014-tës, ka konstatuar se legjislatura quhet e konstituuar vetëm atëherë kur kryhet  edhe zgjedhja e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit.

    “Pra vetëm me betim nuk ka konstituim të Kuvendit, e rrjedhimisht as marrje të mandatit”, ka shkruar Murati.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!