Për herë të parë, për t’u betuar si deputet, në Kuvendin e Kosovës, ka hyrë një person me karrocë.
E shkaku i mungesës së infrastrukturës në Kuvendin e Kosovës, të zgjedhurit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fetah Rudit, i duhet ndihma e familjarëve, raporton KTV.
Si deputet i Kosovës, Fetah Rudi, në Kuvend thotë se do të ngre zërin për disa çështje.
Madje, të qenët person me nevoja të veçanta dhe kushtet e papërshtatshme për punë, nuk do ta ndalojnë Rudin në realizimin e objektivave të tij, si pjesë e Legjislaturës së shtatë.
Së bashku me kolegët e tij, Rudi regjistrohet në Kuvend, e madje për të është rezervuar një vend i veçantë.
Përkundër se është ndër deputetët e parë që ka hyrë në sallë, deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është ndër të fundit që largohet.
Teksa pret për ndihmë, Rudi përshëndetet nga kolegët e tij të rinj.
Fetah Rudi, 19 vjet më parë, i ka mbijetuar një atentati, pas kthimit në vendlindjen e tij, Malishevë, nga takimi i përjavshëm me ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.