Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.
Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 për qind.
Komisioni po vazhdon punimet, ku po raporton drejtori i ARKEP për raportin e punës për vitin 2020.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.