×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi sërish pa kuorum: Nuk miratohet Marrëveshja me Luksemburgun, programi për mbështetje shëndetësore

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 14:41

    Në mungesë të kuorumit nuk është miratuar Projektligji për Amendamentimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Dukës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II).


    Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se në votim kanë marrë pjesë vetëm 70.

    Kjo pikë e rendit të ditës u shty për më vonë, ndërkaq në fillim të seancës u shty edhe pika për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 po në mungesë të kuorumit.

    Ndryshe, në Kuvend pati përplasje ndërmjet deputetëve të PDK dhe atyre në pozitë.

    Deputeti Bekim Haxhiu ka kritikuar mos prezencën e ministrit të Shëndetësisë në Kuvend, ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për këtë marrëveshje, pasi Vitia nuk ishte i pranishëm.

    Më pas kryesuesja e Kuvendit sqaroi se ministri Vitia mungon në seancë për shkak të agjendës së ngjeshur.

    Ndryshe, Instituti Demokratik i Kosovës i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë katër marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen në seancat e kaluara në mungesë të kuorumit

    KDI thekson se meqë ratifikimi i marrëveshje ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të deputetëve, kjo nënkupton se nevojitet pajtueshmëri më e gjerë në mes të grupeve parlamentare për t’i miratuar ato.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!