Kuvendi i Kosovës me 62 për, 3 kundër dhe 11 abstenime për shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka njoftuar se për shkarkimin e këtij Këshilli kanë votuar 62 deputetë, tre kanë votuar kundër si dhe 11 kanë abstenuar.
“Me 62 vota për, 3 kundër dhe 11 abstenime, është votuar rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Anëtarët e shkarkuar të KPMSHCK-së janë Eshref Shabani, Malsore Gashi-Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehemti, Ardita Haxhnikaj-Demi.
Kryetarja e Komisionit për Administratë, Daorsa Kica Xhelili në seancën e kaluar kishte thënë se rekomandimi për shkarkimin e këtyre anëtareve është bazuar për shkelje të dispozitave të ligjit për KPMSHCK-në.