×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi sot vazhdon punimet nga ora 10:00, pritet votimi për shkarkimin e Bordit të RTK-së

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 6:59

    Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet e seancës së djeshme nga ora 10:00.


    Tri pika kanë mbetur nga seanca e djeshme që nuk arriti të përfundoi, njëra ndër to, shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Rendi i ditës:

    9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

    10. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

    11. Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!