Kryesia e Kuvendit ka vendosur që më 22 gusht të votojë për shpërberjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e kryesisë, e thirrur të premten nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Njoftimin për vendimin që ka marrë kryesia e kanë dhënë pas mbledhjes shefat e grupeve parlamentare të kolacionit PAN dhe ai i LDK-së, shkruan Reporteri.net.
Është bërë e ditur se në seancën e 22 gushtit, para se të vendoset shpërbërja, deputetët do të votojnë edhe marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.