Zv.kryeministri Enver Hoxhaj ka publikuar fotografi nga një kuzhinë në Bavari të Gjermanisë.
Atje Hoxhaj po merr pjesë në fushatën e kandidatit për eurodeputet, Marcus Ferber, nga partia CSU.
“Sapo filloi gatimi në Bayern ?? duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton Reporteri.net.
Ai ka treguar se ky organizim u bë nga biznesmeni kosovar Ilir Seferi.
Hoxhaj bashkë me eurodeputetin gjerman kanë veshur uniformat e kuzhinerit dhe duket se së bashku kanë gatuar për përkrahësit e Ferberit. /Reporeteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.