Java e dytë e prillit sjell mot më të ftohtë dhe reshje pranverore të shiut, shkruan Reporteri.net.
Nga dita e nesërme mbi vendin tonë do të kalojë edhe një front i ftohtë që do të kushtëzojë mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave edhe nën vlera mesatare, deri ditën enjte, ku më pas do ketë një përmirësim.
Shikoni më poshtë motin se çfarë moti do të mbajë nga e hëna deri të premten:
8.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu.
9.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.
10.04-11.04 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
12.04 – Më ftohtë, në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht vransira me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 7C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 11C deri 13C, e ditën e enjte do të shënojnë rritje deri në 16C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 2-5m/s, e ditën e martë nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike do të zbres thellë nën vlera normale, por gradualisht do të shënojë rritje rreth këtyre vlerave. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.