×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky do të jetë kryetari i degës së PDK-së në Prizren

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 14:07

    Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor në komunën e dytë më të madhe në Kosovë, në Prizren.


    Reporteri.net merr vesh se kandidati i PDK-së për degën e Prizrenit do të jetë Shaqir Totaj.

    Totaj i cili ishte edhe një nga kandidatët më të votuar të kësaj partie gjatë zgjedhjeve të kaluara, tani konsiderohet si favorit për të udhëhequr Degën e Prizrenit.

    Ndryshe, drejtuesit e PDK-së thanë se Kuvendi Zgjedhor në Prizren do të shërbejë si mundësi për ta konsoliduar dhe forcuar edhe më shumë Partinë Demokratike. Ata shtuan se sa më e madhe që është PDK-ja, aq më e fortë është Kosova./Reporteri.net

    Fotografia e Kadri Veseli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!