Një front i ftohtë që pritet të depërtojë nga Evropa qendrore në lindje të rajonit do të sjellë ditëve në vijim ndryshim të kushteve meteorologjike.
Dy ditëve në vijim do të ketë shtim të vranësirave e vende-vende priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, kryesisht në natën në mes së martës dhe mërkurës.
Në aspektin termik edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të theksuar nga vlerat e larta që mbizotëruan këto ditë.
Për sot, meteorologët parashikojnë intervale më të gjata me diell gjatë paradites. Gjatë ditës dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e më vonë mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 29 gradë celsius.
Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 4-14m/s. Indeksi UV: 7
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.