Sot në tregun e Mitrovicës ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person u vra e dy të tjerë mbeten të plagosur.
I vrarë mbeti 27-vjeçari Valmir Fazliu, nga fshati Dolak i Vushtrrisë.
Valmiri ishte djali vetëm i familjes apo siç thuhet në Kosovë djalë hasreti, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Dorasi me iniciale Sh.A., vjen nga fshati Vinarc, i cili është arrestuar menjëherë.
Ndryshe, ende nuk dihet arsyet që çuan deri te vrasja, mirëpo thuhet se shkak të jetë bërë një pemë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.