×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 19 vjeçari që u vra mbrëmë në Gjilan

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 13:45

    Mëngjesi i së premtes nisi me lajme të kobshme në Kosovë, ku u shënuan tri vdekje tragjike.


    Një 19 vjeçar në komunën e Gjilanit, u ther mbrëmë rreth mesnatës, ku si pasojë e lëndimeve të marra humbi jetën, shkruan Reporteri.net.

    Për vrasjen me thikë të 19 vjeçarit para banesës së tij ka dhënë detaje edhe Prokuroria e Gjilanit.

    Aty theksohet se viktima është sulmuar me thikë pas mesnatës.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se më 23 Tetor 2020, pas mesnatës, në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’ në Gjilan, dyshohet se një person i moshës 19 vjeçare është sulmuar me thikë, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

    Prokuroria ka thënë se i ndjeri E.S., fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore, në Emergjencën e Spitalit Regjional, në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.

    Kujtojmë se sot tragjikisht vdiqën edhe dy të rinj 21 vjeçarë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!