Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë njoftuan se pas një pune intensive kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 36 vjeçarit, Florent Ahmetaj, në një kazino në Lipjan.
Burime të Reporteri.net bëjnë të ditur se i dyshuari është me inicialet A.P, 25 vjeçar, i lindur në Gjermani por me vendbanim në një fshat të Lipjanit.
Kujtojmë se fjalë është për vrasjen që ndodhi ditë më parë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku mbeti i vrarë një 36-vjeçar nga komuna e Skenderajt.
I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Skenderajt dhe i njëjti punonte në këtë kazino për siç thuhet të siguruar një jetë më të mirë.
Vrasja ndodhi më datën 20-të të muajit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.