Mbrëmë rreth një orë para mesnatës në Burgun e Dubravës i ka dhënë fund jetës së tij një i burgosur i moshës 29-vjeçe.
Edhe autoritetet e kanë konfirmuar se brenda burgut një i burgosur kishte varur vetën në qelinë e tij rreth orës 23:00.
Reporteri.net ka mësuar se i vetëvrari është Valdrin Hajra nga Mitrovica.
Gazeta ka mësuar se ai ishte i dënuar me tri vite burg dhe po vuante dënimin i cili i përfundonte në vitin 2022 për vepra të vjedhjes dhe lëndim trupor.
I ndjeri dyshohet se në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.