×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 47 vjeçari që dyshohet se plagosi katër personat në “Duplex”

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 11:48

    Në orët e para të së shtunës, në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.

    Ndërkohë, gazeta Insajderi shkruan se Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën “Llepota”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

    Siç mëson Gazeta Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

    Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!