Rastet me COVID-19 në ditët e fundit janë rritur dukshëm. Vetëm mbrëmë u shënuan 52 raste të reja, ndërsa nga 13 marsi janë shënuar gjithsej 2.268 raste, me 38 raste të vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste. Aktualisht janë 1,122 raste aktive.
“Nga data 08 shkurt deri më 23 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.133 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.268 raste, me gjithsej 38 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 23 qershor 2020, janë shëruar 39 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.108 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.