×
  • Lajme
  • Lajme

    Berat Buzhala tregon cili është burri më i mirë në PDK

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 22:06

    Berat Buzhala ka thënë se Sami Lushtaku, është personi më i mirë në PDK.


    Sipas Buzhales kjo është për faktin se Lushtaku është njëri i besës, e mban fjalën dhe nuk gënjen.

    Buzhala në emisionin “n’Konak” të Gazetës Infokus ka deklaruar se raportet me Lushtakun i ka krijuar gjatë kohës sa ka kandiduar për deputet nga radhët e kësaj partie dhe shtoi se kanë pasur një simpati ndaj njëri-tjetrit.

    “Me një moment të caktuar edhe Hashimi edhe Kadriu, këta largohen, e Samiu është befasuar që edhe gjatë asaj kohe i kam qëndruar gati. Mundohem me këshilluar kohëpaskohe, dhe i them se mediat duhet me i respektuar edhe kur nuk të pëlqejnë”, ka thënë Buzhala.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!