Një vrasje e dyfishtë tronditi sot në mëngjes Prishtinën.
Dy persona u gjetën të vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, për çka Reporteri.net raportoi si media e parë në vend.
Një burrë ka vrarë gruan e tij, kurse më pas ka vrarë vetën.
Lulzim Sopi ka vrarë së pari ish-gruan e tij Sebahate Sopan, kurse më pas ka vrarë vetën.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar foton e çiftit në fjalë.
Raportohet se deri tek akti tragjik i vrasjes së ish-bashkëshortes ka ardhur për motive xhelozie.
Lajmin për ngjarjen e rëndë ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka bërë të ditur për Reporteri.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.