×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është deçanasi që do të dhurojë veshkën e tij për 19 vjeçaren nga Mitrovica

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 22:14

    Valmir Aliçkaj të shtune mori rrugën nga Deçani për në Mitrovicë. Atje shkoi për ta takuar Ilir Sherifin djaloshin që po kërkon ndihmë për motrën e tij, e cila i ka të dëmtuara dy veshkët dhe që i duhet transplantimi i saj.


    Është ky burrë që ka vendosur të ja dhurojë organin jetik 19 vjeçares.

    “Unë e kam parë përmes nëj postimi në Facebook edhe ekam shpreh vullnetin. I kam shkruar sms familjes që jam i gatshëm të kontribuojë vullnetarisht për dhurimin e veshkës”, tha ai.

    Megjithatë para se kjo të bëhet duhet të kryhen disa procedura te domosdoshme.

    “Tash analizat ka mbet me shku në Tiranë ose Shkup për biopsi dhe nëse përshtatet jam i gatshëm t’a jap veshkën vullnetarisht. Edhe nëse jeta ime vihet në rrezik unë nuk do të kthehem mbrapsht”, tha ai.

    Deri tani janë grumbulluar 30 mijë euro për të ndihmuar Nazlien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!