Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot vendim për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, pas disa deklaratave të tij, që sipas Kurtit, kanë shkaktuar panik te qytetarët.
Në vendimin që është bërë publik në faqen zyrtare të qeverisë, shkruhet se Agim Veliu lirohet nga posti i Ministrit, e se obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës publike, si dhe zyra e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.
“Vendimi hyn në fuqi, ditën e nënshkrimit nga kryeministri”, shkruhet në vendimin që iu është përcjellë Veliut, zëvendëskryeministrave e ministrave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.