×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është drafti i plotë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet i propozuar nga VV-ja

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:59

    Gazeta Online “Reporteri.net”,  ka siguruar draft-ligjin e plotë me ndryshimet  e propozuara të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.


    Propozim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se u mundëson votuesve nga diaspora të votojnë në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, i mundëson edhe Kryeministrit Albin Kurti që në rast se shkohet shpejtë në zgjedhje të jetë bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo pasi propozimi-ndryshimi i ligjit zgjedhor riformulon piken q) të nenit 29, paragrafi 1, të Ligjit bazik, ‘sanksionin’ ligjor ky i cili Kurtit ia pamundësoi pjesëmarrjen në listën zgjedhore të partisë së tij, LVV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!