Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar draft-ligjin e plotë me ndryshimet e propozuara të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
Propozim-ndryshimi i ligjit për zgjedhjet, i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se u mundëson votuesve nga diaspora të votojnë në ambasadat e Kosovës në shtetet ku ata jetojnë, i mundëson edhe Kryeministrit Albin Kurti që në rast se shkohet shpejtë në zgjedhje të jetë bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo pasi propozimi-ndryshimi i ligjit zgjedhor riformulon piken q) të nenit 29, paragrafi 1, të Ligjit bazik, ‘sanksionin’ ligjor ky i cili Kurtit ia pamundësoi pjesëmarrjen në listën zgjedhore të partisë së tij, LVV, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.