Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre. Në këtë situatë, një nga grabitësit ka mbetur i vdekur, gjersa është plagosur pronari i shtëpisë. Tre grabitësit tjerë ishin larguar me shumën prej 24 mijë frangave zvicerane.
Brenda tri ditëve policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë tre të dyshuarit. Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, ishte arrestuar A.T i cili me prejardhje është nga Peja. Sot është arrestuar edhe vëllai i tij, i përfshirë në grabitje.
Pa kaluar shumë kohë, në pranga është vënë edhe personi i tretë me inicialet A. M.
Kujtojmë, se në këtë grabitje ka mbetur i vrarë Fehmi Gashi, njëri nga grabitësit, i cili është djali i policit Bajram Gashi.
Më poshtë fotot e katër grabitësve:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.