×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është heroi që shpëtoi dy të humburit në Malet e Sharrit

    Reporteri
    12 Janar 2020 | 23:50

    Dy persona rreth orës 14:00 sot derisa po bënin hiking në fshatin Strazh të Kaçanikut me disa turistë, u ndanë nga grupi dhe u zhdukën për disa orë të tëra.


    Deri vonë kishin kontakt me telefon me grupin, por më vonë iu ndërpre kontakti.
    Në orën 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar me rastin, derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i tyre bashkë me FSK-në e rojet e pyllit, çka për Reporteri.net tregoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    Dy personat, një femër dhe një mashkull u gjetën pas disa orësh, këtë e konfirmoi për Reporteri.net drejtori i klubit “Alpin Prishtina”.

    Por kush ishte më meritori për gjetjen e dy personave?

    Agim Luta, roje në malet e Sharrit, është heroi i ditës, pasi ai gjeti dy personat e zhdukur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!