×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

    Reporteri
    28 Maj 2022 | 10:41

    Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari G.H.

    I dyshuari për këtë rast është personi me inicialet Q.J.

    Ashtu siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i dyshuari Q.J është kapur me armë në dorë, në po atë vend.

    Siç ka bërë të ditur Policia, i dyshuari ka rezistuar t’i bindej urdhërave policorë dhe si rezultat derisa është kthyer kah zyrtarët policor me armë në dorë, ka nxitur reagimin e Policisë, ku njëri nga policët ka shtënë në drejtim të tij duke e plagosur.

    I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë dhe po merr trajtim në QKUK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!